Loading…

Jovanovic: Kushtëzimi i dialogut është gabim i Vucicit

  • 30/11/2018 | 15:49

Jovanovic: Kushtëzimi i dialogut është gabim i Vucicit

Çfarë u ka kërkuar me një letër liberal-demokrati serb Matthew Palmerit, David McAlisterit e Johanes Hahnit?

Lideri i Partisë liberale demokratike të Serbisë Cedomir Jovanovic ka vlerësuar sot se kryetari i Serbisë po gabon, sepse vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës po e kushtëzon me tërheqjen e vendimit të pushtetit të Prishtinës për aplikimin e taksës në mallin nga Serbia dhe ka vlerësuar se, përkundër të gjitha problemeve, këto bisedime duhet të vazhdojnë.

“Çdo ditë e humbur është kërcënim i ri për njerëzit të cilët jetojnë në Kosovë”, ka thënë ai sipas medieve serbe, transmeton GazetaMetro.net.

Ai ka thënë se në këtë çast Serbia varet nga ShBA-të e BE-ja.

“Do të bëja gabim sikur të thosha se për gjendjen në të cilën ndodhet dialogu i Beogradit e Prishtinës janë përgjegjës vetëm Thaçi e Vuçit, vetëm politkanët në Prishtinë e Beograd. Përgjegjësia e madhe është e BE-së e ShBA-ve”, ka thënë Jovanovic.

Ai ka shtuar se për këtë shkak u ka shkruar ketër zëvendës ndihmës sekretarit të shtetit të ShBA-ve Matthew Palmer, raportuesit të Parlamentit evropian për Serbinë David McAlister dhe komesarit për negociata e zgjerim të BE-së Johanes Hahn dhe ka kërkuar prej tyre qasje konkrete ndaj procesit të dialogut.

“Sot nuk mjaftojnë vetëm gjykimet e tyre deklarative e deklaratat. Kërkojmë prej tyre qasje më të përgjegjshme ndaj krizës së Kosovës dhe tërë regjionit”, ka thënë Jovanovic.

Ai ka thënë në letër se prej tyre pret të vijnë në Beograd e në Prishtinë dhe “të mundësojnë vazhdimin e dialogut me apo pa taksa”.

Sipas tij, populli serb e ka pësuar gjithmonë për shkak të politikës së gabuar të udhëhequr në Beograd dhe paaftësisë së bashkësisë ndërkobëtare dhe ka ftuar Vucicin që menjëherë të shkojë e t’i vazhdojë bisedimet./GazetaMetro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë