Boksieri i famshëm, Anthony Joshua, do të ketë një përballje të dytë më 20 gusht kundër Oleksandr Usyk dhe një mundësi për të rikthyer përsëri titujt që humbi në duelin e fundit të tyre. Ai gjatë një interviste ka thënë se do të synoj të marr admirimin për të qenë legjendë e boksit, transmeton Gazeta Metro.
Joshua për herë të dytë në karrierë do të synoj të rikthej titujt e WBA, IBF, WBO dhe IBO, pasi edhe kur kishte humbur kundër Andy Ruiz në revansh e kishte mposhtur meksikanin.
Por, kundër ukrainasit do të jetë shumë më ndryshe sepse nuk dinë për humbje në 19 sfidat e tij. Megjithatë, Joshua për ESPN ka deklaruar se e ndjen në vetvete që kur do ta rrah Usyk, do të marrë përsëri kreditë që i meriton.
”Ndjej se kur të shkoj dhe ta rrah Usyk, do të marr përsëri kredinë që meritoj. Dhe do të marr admirimin për të qenë legjendë e boksit. Luftova për kampionatin e peshave të rënda (IBF) në luftën time të 16’të dhe u ndjeva sikur ishte disi e anashkaluar dhe kjo është lufta ime e 12’të për titull radhazi,” tha ai.
Joshua gjatë karrierës së tij ka pasur 24 përballje dhe vetëm në dy prej tyre ka humbur. Humbja e tij e parë kishte qenë kundër Andy Ruiz gjatë vitit 2019, ku ky i fundit e kishte nokautuar në raundin e shtatë.
Derisa humbja e dytë kishte qenë ndaj Oleksandr Usyk vitin e kaluar, ku pas 12 raundeve ishte vendimi i gjyqtarit dhe jurisë që e bëri atë të humbas përsëri titullin e kampionit. /gazetametro.net