Loading…

“Jom kanë t’u e rujt lopën, kom menu që osht pasul”: Kosovarit ia mbjellin fshehurazi arën me kanabis

  • 15/06/2021 | 21:53

“Jom kanë t’u e rujt lopën, kom menu që osht pasul”: Kosovarit ia mbjellin fshehurazi arën me kanabis

Për më shumë se 20 vjet, Milazim Feka nuk e kishte punuar tokën e tij në Karaçë të Vushtrrisë. Megjithatë, dikush u përkujdes që atij toka të mos i mbeste djerrinë.


Persona të panjohur në pronën prej 20 ari të Milazimit, kishin mbjellë 82 rrënjë kanabisi. Ato krejt rastësisht i hasi vëllai i Milazimit, derisa po kulloste bagëtitë.

U kthye te na, tha çka keni mjellë naj kungull a naj vidim. Thash jo na s’jena kanë atje hiç. Tri fije ishin, tri lula. Vec sa kishin fillu me bi, se i kishin nxjerrë prej keseve si rasadin kur e mjell. Qe keset ku i kanë lanë”, tha Milazim Feka, pronar i tokës.

Milazimi shprehet i habitur me guximin e atij që i mbolli bimë narkotike në tokën e tij. Ndërsa vëllai i Milazimit, Feka, tregon se si i gjeti bimët e mbjella.

“Jom kanë t’u e rujtë lopën, edhe I kom pa do bimë t’mbjellura, e veta vllaun mos ka mbjellë pasul, tha jo”, tha vëllai i pronarit Fekë Feka

Për gjetjen e bimëve narkotike, familja Feka njoftoi menjëherë Policinë.

“Me vendim të prokurorit, 82 bimët do të shkulën dhe do të shkatërrohen në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin nga Policia.

Por pavarësisht deklarimit të Policisë për asgjësimin e bimëve, pronari i tokës tha se kanë mbetur akoma rrënjë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë