Jolie bën shfaqjen e saj të parë që pas ndarjes nga aktori Brad Pitt muajin e kaluar.
Për Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve ishte mesazhi video që Jolie bëri duke u rrëfyer, që përkon me fushatën e re të kësaj gjykate për rregullat për abuzimin ndaj fëmijëve.
“Ndjekja penale e suksesshme qoftë në Gjykatën Ndërkombëtar të Krimeve apo diku tjetër është pjesë e përpjekjeve të gjata të brezave. Kjo është drita që unë besoj se rregullat e reja të gjykatës për fëmijët duhen parë”, thotë 41-vjeçarja Jolie.
E derguara speciale për komisionerin e lartë të OKB-së për refugjatët thotë se “Njerëzimi i detyrohet fëmijëve. Ne e dimë se duhet të japim më të mirën për fëmijët”. /gazetametro.net