Loading…

Johnson për frikën se demokracia në Amerikë po vdes: Ekzagjerime të mëdha, SHBA’ja është garantuesja më e madhe e demokracisë në botë

  • 27/06/2022 | 21:14

Johnson për frikën se demokracia në Amerikë po vdes: Ekzagjerime të mëdha, SHBA’ja është garantuesja më e madhe e demokracisë në botë

Viteve të fundit është rritur dukshëm tendenca që të thuhet se demokracia në Amerikë është në rrezik të madh, sidomos pas mohimit të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale nga presidenti Donald Trump. Megjithatë, kryeministri britanik ka një mendim tjetër, shkruan Gazeta Metro.


Pas mbledhjes së samitit të G7 në Gjermani, Boris Johnson dha një intervistë për Jake Tapper të CNN, ku ndër të tjera, diskutuan edhe për gjendjen e demokracisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mendoj se raportimet për vdekjen e demokracisë në Shtetet e Bashkuara janë jashtëzakonisht, jashtëzakonisht të ekzagjeruara”, tha Johnson, pasi Tapper argumentoi se zgjedhjet e vitit 2020 thonin të kundërtën.

“SHBA’ja është një qytet i ndritshëm mbi një kodër”, tha më tej Johnson.

Kryeministri përfundoi: “Vazhdoj të besoj se SHBA’ja është garantuesja më e madhe globale e demokracisë dhe lirisë.”

Samiti i 48’të i G7 po mbahet nga 26 deri më 28 qershor 2022 në Alpet bavareze të Gjermanisë, me theks të veçantë diskutimin për luftën në Ukrainë dhe pasojat e mëdha globale që ka shkaktuar ajo./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë