Loading…

Johnson: Dialogu Kosovë-Serbi të ndiqet nga shembulli i Marrëveshjes së Prespës

  • 21/09/2019 | 13:34

Johnson: Dialogu Kosovë-Serbi të ndiqet nga shembulli i Marrëveshjes së Prespës

Ron Johnson nga Komisioni për politikë të jashtme në Senatin amerikan ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të ndiqet nga shembulli i Marrëveshjes së Prespës, shkruan Gazeta Metro.


Senatori Johnson është takuar me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut dhe i Grupit për miqësi me SHBA, Artan Grubi ku folën rreth procedurës së miratimit të protokollit për anëtarësim në NATO dhe shprehu mbështetjen e plotë për ta pritur Maqedoninë Veriore si anëtar i 30 i Aleancës Veri-atlantike, si dhe rreth përpjekjeve intensive amerikane për ta ndihmuar marrjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

Grubi dhe Johnson në veçanti diskutuan mbi dialogun Kosovë– Serbi duke u pajtuar që shembulli i Marrëveshjes së Prespës duhet të ndiqet nga autoritetet në Prishtinë dhe Beograd.

Në Kongresin amerikan, Grubi gjithashtu mori pjesë në lutjet javore si mysafirë ku edhe takoi mbi 10 kongresistë amerikanë.

Kujtojmë që ditë më parë në një intervistë Senatori Amerikan, Ron Johnson, ka thënë se u takon udhëheqësve në Kosovë dhe Serbi të përcaktojnë nëse mund të arrijnë marrëveshje.

Johnson ka thënë se “në të dyja vendet ka udhëheqës që e kuptojnë se është në interesin e të dyja vendeve që t’i lënë mënjanë dallimet dhe të arrijnë një marrëveshje”.

Mirëpo ai ka theksuar se SHBA-ja do të jetë në mbështetje të procesit, por nuk do të imponojë asgjë./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë