Loading…

Johnson: Kosova dhe Britania me sfida të përbashkëta kundër korrupsionit dhe ekstremizmit

  • 10/11/2016 | 11:21

Johnson: Kosova dhe Britania me sfida të përbashkëta kundër korrupsionit dhe ekstremizmit
E plotësuar: Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme të Britanisë, Boris Johnson ka shtuar se “Qytetarët qëndrojnë mbi shpatullat e politikanëve. Dhe si shumë vende të tjera politike edhe i juaji duhet të vazhdojë të adaptohet dhe të përmirësojë procesin e reformimit të Kosovës. Unë shpresoj se partitë politikë do të punojnë t’i shërbejnë secilit qytetarë teksa kanë obligim për të kërkuar më shumë nga përfaqësuesit e zgjedhur dhe njerëzit kanë të drejtë të mbështeten në punën e Kosovës”.

Sipas Johnson “Nëse nuk e keni përcaktuar vendosjen e njerëzve sipas meritave, nëse jeni student dhe nuk keni mundësi të gjeni një punë dhe nuk dëshironi të shtyheni anash me brryla të ndonjë kandidati tjetër jam duke theksuar se Britania po ndihmon që të të inkuadrohet në mënyrë që t’i shërbejë presidenti, kryeministri dhe juve si Kuvend”.

Johnson ka theksuar se “Zhvillimet ekonomike janë në proces gjithashtu edhe në Londër. Në  mbështesim vendet e punës dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe jam shumë i mërzitur që nuk ka lëvizje sepse unë do të isha në mes të qendrës së skijimit në Brezovicë. Duhet punuar bashkë me Kosovën si partner dhe mund të bëjmë shumë së bashku. Kemi një sfidë të përbashkët kundër korrupsionit, ekstremizmit dhe krimit të organizuar”.

Sipas këtij të fundit “Ne duhet të luftojmë për këto qëllime së bashku. Ne në Britani të Madhe kemi problem edhe kriminale por që duhet të luftojmë së bashku për të luftuar këtë. Britania duhet të luftojë që Kosova të jetë një vend me paqe dhe stabilitet nga të gjitha vendet në rajon dhe i jam gëzuar diskutimeve të Kosovë në Beograd. Unë e kuptoj se e kaluara është përplot me dhimbje dhe vuajtje dhe askush nuk duhet të presë që ti largojë aq shpejtë, por Kosova dhe Serbia në një marrëdhënie normale do të duhet të kërkoje një tentativë për t’i zgjidhur problemet e kaluarës”.

Johnson ka shtuar po ashtu se “Të gjithë ata që janë fajtor për krime të luftës nga të dyja anët duhet të futen në burg dhe në të Ballkanin kjo duhet pasur parasysh se kërkohet bashkëpunim me Gjykatën Speciale për krime të luftës në Kosovë. Britania dhe partnerët e tjerë do të shikojnë dhe do të analizojnë punën e Gjykatës Speciale nga afër”.

“Dua t’i shpreh ngushëllimet e mija familjarëve dhe miqve të  Astrit Dehari i cili ka vdekur në paraburgim, dhe ftoj për një hetim, të pavarur të vdekjes së tij. Unë dua të përmbyll duke porositur atë që thashë në fillim shumë mirë më vije për të parë një qytet që është transferuar tërësisht nga një qytet me dritare të thyera në një vend përplot me restorante me atraksione dhe krejtësisht i ri ku së paku tetë njerëz i kanë emrat njëjtë dhe ne e shikojmë interesant. Një vend dinamik i cili ka çfarë të ofrojë. Ju keni miq dhe mbështetës në Mbretërinë e Bashkuar”, ka përfunduar Johnson, shkruan indeksonline.

Johnson: Britania do të jetë një aleat i madh i Kosovës

Deputeti i parlamentit Britanez Boris Johnson, në fjalimin e tij që është duke mbajtur në Kuvendin e Kosvës, uroj për deputetet për shtet ndërtimin duke thënë se Britania ka qënë dhe do të jetë aleat i fortë i Kosovës.

Ai tha se Kosova si shtet sekular mund të jetë një shembull i fuqishëm për shtetet tjera.

“Jam krenar që Britania ishte një nder shtetet e para që njohu pavarsinë e Kosovës dhe Britania do të jetë aleat i fortë i Kosovës edhe në të ardhmen”, ka Johnson.

Ai tha se është ndjenjë e mire të kthehet sërish në Prishtinë dhe të shoh parparimin që ka arritur nga koha e pasluftës, kur Johnson kishte qenë për herë të parë në Kosovë.

“Është eksperiencë e mirë të jemi në Prishtine, para 17 viteve ishte hera e fundit kur ishe këtu, ishte ndryshe atëherë gjithçka ishte e shkatërruar, Kamë parë buzëqeshjen e qytetarëve kur ka hyrë ushtria britanike ne Prishtine”, ka thëne Johnson.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë