Qeveria e Kosovës vendosi sot që vendimin e para dy javësh ta ndryshoj, duke rritur kështu taksën doganore nga 10%, në 100% të vlerës së produktit.
Vendimi u mor sot dhe jehonë iu dha taksës së vendosur ndaj shtetit serb, shkruan gazetametro.net.
Mirëpo, kjo taksë prekë edhe shtetin boshnjak, të cilët bashkë me Serbinë do të duhet të paguajnë taksë 100% të çmimit të produktit në Doganat e Kosovës.
Ky vendim erdhi pas ashpërsimit të fushatave të egra të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës, por që preku edhe Bosnjën.
Për vendimin ndaj Bosnjës, më herët kryeministri Haradinaj ishte arsyetuar se edhe ata nuk po tregohen konstruktiv me shtetin kosovar./gazetametro.net