Loading…

Jo të gjithë po e pranojnë iniciativën e Thaçit për pajtim

  • 13/02/2017 | 22:42

Jo të gjithë po e pranojnë iniciativën e Thaçit për pajtim

Themelimi i një Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndonëse po merr përkrahje nga akterë ndërkombëtar, një përkrahje të tillë nuk po e merr edhe nga familjarë të dëshmorëve.


E para e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, është shprehur e lumtur që do të mund ta përkrah këtë iniciativë të presidentit Thaçi.

Por, Selami Hoti nga Krusha e Madhe, i cili ka humbur familjarë gjatë luftës së fundit në Kosovës, nuk po pajtohet me këtë iniciativë, shkruan Gazeta Metro.

Ky i fundit, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, kërkon që mos të fyhen më nënat që ngelën me duar në gji dhe populli që u dëbua dikur nga vatrat e tyre.

Ai, shkrua se Presidenti por edhe Qeveria e Kosovës duhet të kërkoj dënimin e kriminelëve e jo pajtimin me ta.

“Presidenca, Qeveria, Gjyqi e Ligji mund të pajtohet e të i falë kriminelët por jo edhe Nënat që ngelën me duar në gji, as populli i dëbuar nga vatrat e veta, nuk do të pajtohet e t’i falë as Zoti!!!!. Mjaft me fyerje!. Krushës së Madhe i mungojnë edhe 64 e tërë Kosovës edhe 1660!”, shkruan Hoti në Facebook, duke kërkuar së paku një varrë për të pagjeturit para pajtimit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë