Loading…

Jo Kurti po Surroi foli dhe u mundua disi ta relativizojë krizën: S’ka urgjencë e as ultimatum nga SHBA e BE

  • 08/06/2023 | 23:44

Jo Kurti po Surroi foli dhe u mundua disi ta relativizojë krizën: S’ka urgjencë e as ultimatum nga SHBA e BE

Publicisti e shkrimtari Veton Surroi është i mendimit se gjithë këtë krizë duhet parë në kornizën e një procesi të ngecur negociator e nuk paska edhe aq arsye për t’u shqetësuar, transmeton Gazeta Metro.


Nuk duhet parë këtë krizë ndarë nga procesi i dialogut tha Surroi në Top Story me Grida Dumën të enjten, duke e vlerësuar një episod jo edhe aq shqetësues.

“Kemi të bëjmë me një episod i cili tregoi një kontekst më të gjerë, kontekst ky që kemi të bëjmë me një konflikt të papërfunduar Kosovë-Serbi. 24 vite pas përfundimit të luftës Serbia dhe Kosova nuk kanë nënshkruar marrëveshje paqe. Ky është konteksti i gjerë.”

Nuk është i mendimit se Bashkimi Europian po e menaxhon aq mirë sa duhet si ndërmjetës procesin poashtu dhe aty qëndron pikërisht çështja edhe me krizën e fundit në Veri sipas tij, një asimetri në rend e ligj atje.

“Kjo që po ndodhë këto ditë është manifestim nga njëra anë i një konteksti negociator që nuk është duke ecur mirë, pra negociatat të ndërmjetësuara nga BE dhe nga ana tjetër një problem i cili është manifestuar prej kohësh, asimetria e sigurisë, politike e një pjese të Kosovës, veriut.”

I sfiduar nga Duma të shpjegojë ashpërsinë e reagimit të SHBA’së e BE’së ndaj veprimtarisë dhe sanksionimin e përjashtimit të FSK’së nga stërvitja ushtarake ‘Defender Europe 23’, e cilësoi një porosi jo një urgjencë a ultimatum.

“Nuk jemi në emergjencë.  Ti marrin një për një. Defender 23 u anulua se kishte një arsye të dukshme analogjie. Do të thotë nëse Kosova në këtë rast ndërmori një hap të sigurisë pa konsultim me NATO, e atëherë NATO e ndjeu se është e drejtë e saj që të thotë po mirë nëse nuk më konsultoni atëherë nuk do të legjitimoj veprimin tënd me Defender. Dhe më duket kjo është porosia. Jo nuk ka ndodhur më parë prandaj duhet të pranuar të këtillë. Si një porosi të qartë në një miku, i cili po thotë më ngadalë se unë kam disa obligime më të gjëra se që ke ti. Për ty janë tri komuna e për mua është Europa.”

Më qartë nuk mund të bëhej nga zyrtarë e ish zyrtarë të SHBA’së se kaq keq sa janë relacionet tani nuk kanë qenë asnjëherë me Kosovën dhe do të ketë pasoja. Ambasadori Christopher Hill e tha direkt se nuk janë të sigurt nëse Kurti dhe Kosova është partner i SHBA’së më, ndërsa Vucic dhe Serbia, në këtë proces, janë partner të besueshëm./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë