Loading…

Jim Carrey: Jam 60 vjeç por jam ende seksi

  • 18/01/2022 | 18:04

Jim Carrey: Jam 60 vjeç por jam ende seksi

Aktori i famshëm Jim Carrey festoi ditëlindjen e tij të 60’të dhe u tha fansave në stilin e tij se nuk ishte ende për t’u hedhur dhe qëndron shumë mirë në dukje, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka postuar një video në Twitter duke thënë: Jam i moshuar, por seksi. Carrey nuk e fshehu emocionin e tij për ditëlindjen.

“Ju dua të gjithëve që keni qenë me mua gjatë gjithë këtyre viteve”, u tha ai fansave në një postim. Ata nga ana e tyre e falënderuan atë që i bëri të qeshin dhe brohorasin për vite me radhë.

Aktori, i cili thuhet se është një nga njerëzit më qesharak në Hollywood, ka pasur një jetë shumë të vështirë si fëmijë. Në moshën 12 vjeçare humbi babanë dhe e gjithë familja u detyrua të jetonte në një furgon. Në një intervistë, ai pranoi se ishte një përvojë shumë traumatike për të. Për shkak të situatës së vështirë, ai la shkollën në moshën 15 vjeçare dhe u punësua si portier. Ai thotë se ndoshta do ta kishte bërë gjithë jetën, nëse nuk do të ishte bërë aktor.

Sot, Jim Carrey është një nga aktorët e humorit më të pasur me një fitim prej 180 milionë dollarësh./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë