Lista serbe nuk do të heqë dorë nga formimi i Asociacionit të komunave serbe dhe nga ajo që është marrë vesh në Bruksel, ka deklaruar sot ministri për komunitete dhe kthim në qeverinë kosovare Dalibor Jevtic.
Ai në tribunën e Qendrës për politikë publike ndërkombëtare me titull “pikëpamjet dhe perspektivat e Asociacionit” në fakultetin për diplomaci dhe siguri ka thënë se ky është qëndrim politik i përfaqësuesve serb në Kosovë./gazetametro.net