Loading…

Jeton në Serbi, por merr pagë nga Kosova (Video)

  • 25/04/2017 | 08:30

Jeton në Serbi, por merr pagë nga Kosova (Video)
Është emëruar për të qenë afër qytetarëve dhe tu shërbej atyre, por nënkryetari i Kllokotit Millosh Stojkoviq ka zgjedhur t’i shërbej kishës ortodokse. Stojkoviq ishte emëruar në këtë pozitë në vitin 2014, por asamblesitët thonë se kanë harruar kur e kanë parë Stojkoviqin në objektin e komunës.



Stojkoviq ishte bërë i njohur me skandalin kur kishte deklaruar për media në Serbi se komandanti Ramush Haradinaj “Ka vrarë dhe kidnapuar njerëz”. Kundër kësaj deklarate pati reaguar  Xhelal Rexhepi, asambleist nga NISMA në komunën e Kllokotit duke këkruar shkarkimin e të njëjtit.

Xhelal Rexhepi ka treguar për Telenews.al se nënkryetari ka kohë që nuk vjen në komunë.

“Millosh Stojkoviq vetëm kur është emëruar zëvendës kryetar ka prezantuar në seancën e kuvendit, dhe askush më nuk e ka parë të qëndrojë në objektet e komunës së Kllokotit” thot Rexhepi, duke shtuar se Stojkoviq jeton në qytetin e Paraqinit të Serbisë.

Rexhepi tha se ndaj Stojkoviqit është kërkuar që të hapet procedurë hetimore për nxitje të urrejtjes në mes komuniteteve.

Në muajin shkurt të vitit 2016 në takimin në mes Stojkoviqit dhe ministrit të punës Aleksandar Vulin, Stojkoviq kërkon nga Vulini që të ndikoj te deuptetët e tij(Pokret Socialista) që bisedimet Prishtinë-Beograd të zhvendosen në Moskë e jo në Bruksel.

Në një artikull të www.informer.rs , Stojkoviq tregon për raportet e mira me kryeministrin grek Aleksisu Ciprasu.

Sipas tij këto raporte i kishte krijuar qysh në kohën e studimeve në Greqi.

Mbetet të shihet nëse organet e ndjekjes do të ndërmarrin ndonjë veprim pas deklaratave nxitëse të “Nënkryetarit teolog” Stojkoviq.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë