Loading…

Jeton Kelmendit ka nevojë për ndihmën tuaj: I duhen dy ari tokë për ta ndërtuar shtëpinë

  • 10/04/2019 | 12:07

Jeton Kelmendit ka nevojë për ndihmën tuaj: I duhen dy ari tokë për ta ndërtuar shtëpinë

Jeton Kelmendi me gruan dhe vajzën e tij 4 vjeçe që 7 vite nuk kanë shtëpi, por jetën e kalojnë në një prej banesave me qira në qytetin e Pejës, transmeton Gazeta Metro.


Për të qëndruar aty, atij i shkon i gjithë pensioni ivaldior që merr si person me nevoja të veçanta.

Por, tani  atij i është premtuar se do t’i ndërtohet një shtëpi. E që t’i ndërtohet shtëpia, atij i është kërkuar që të sigurojë tokën.

Komuna e Pejës në bashkëpunim me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, i ka mundësuar Kelmendit që të futet në listën e ngushtë të personave që do të iu ndërtohet nga një shtëpi një katëshe në Pejë, por vetëm nëse arrin që të sigurojë 2 ari tokë.

Ai ka kohë vetëm edhe katër ditë që ta sigurojë tokën, në të kundërtën do të mbetet pa kulm mbi kokë. Për këtë ai po kërkon ndihmën e bamirësve.

Jetoni për Express ka thënë se është person me nevoja të veçanta, dhe nuk punon askund.

“Unë e gëzoj pensionin invalidor, (Paraliza Cerebale, në dorën dhe  këmbën e djathtë  ) jam me qera që  nga viti 2012, e paguaj qeranë 120 euro. Komuna e Pejës, (nëse e siguroj token- 2 ari)  më ka mundësuar që të hyj në listën e ngushtë që të më ndërtohet shtepija një katëshë në qytetin e Pejës. Lus njerëzit e vullnetit të mirë,  me mundësi të tyre materiale, dhe  me humanizëm  që të më ndihmojnë që t’i kam dy ari tokë në Pejë”

Kushdo që ka mundësi t’i ndihmojë Jetonit, mund të lajmërohet në numrin e tij personal +38349365299./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë