Loading…

Jeta Xharra ndal emisionin në momentin e iftarit, u bën një befasi atyre që agjëruan (Foto)

  • 31/05/2017 | 20:32

Jeta Xharra ndal emisionin në momentin e iftarit, u bën një befasi atyre që agjëruan (Foto)

Në emisionin debatues “Jeta në Kosovë” që drejtohet nga gazetarja Jeta Xharra, besimtarëve myslimanë që agjërojnë u është bërë një befasi, meqenësë emisioni po zhvillohej gjatë kohës sa erdhi iftari.


Organizatorët e emisionit janë përkujdesur për nga një gotë ujë e nga një llokum për pjesëmarrësit në debat e mysafirët në sale.

 

“Iftari erdhi! Zoti kabull atyre që kanë agjëruar, e për ata që agjërojnë ne mund të japim nga një gotë ujë e nga një llokum sa për ta prishur pak”, tha Xharra, ku të ftuar për debat ka përfaqësues të partive e koalicioneve.

Disa kamarierë u panë kur hipën në binë për t’u shërbyer përfaqësuesve politikë e të tjerë mysafirëve në sallë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë