Këngëtari i grupit ‘Jericho’ Petrit Çarkaxhiu, mbështet partinë islamike ‘Besa’ në Maqedoni. Ai këndon himin e kësaj partie.
Fushatë zgjedhore në Maqedoni. Dhe tubimi i parë i partisë Besa në Shkup, prezentohet në një miting politik me himinin e kënduar nga grupi “Jericho’, me vokalistin Petrit Çarkaxhiu, trasnmeton Gazeta Metro.
Çarkaxhiu, është i njohur edhe më herët në Prishtinë se ndanë pikpamje të theksuara fetare islamike por deri tash nuk është shfaqur publikisht në mbështetje të një subjekti që në platformë ka për bazë koncpte islamike.
Partia Besa në Maqedoni, është parti me pikpamje islamike e përbërë dhe e themeluar nga shqiptarët etnik që jetojnë në Maqedoni.
Udhëheqësit e kësaj partie, janë të afërt me Partinë e Drejtësisë në Kosovë, dhe të dyja së bashku ndajnë pikpamje ideologjike të përafërta nga Partinë e Drejtësisë në Turqi e cila udhëhiqet nga Reçep Taip Erdogan, nga cilat struktura edhe mbështeten politikisht, por me gjasë edhe finaciarisht, ashtu siç është raportuar disa herë në mediat shqiptare të Maqedonisë.
Himnin e Besës e kënduar nga Rrusta, e gjeni të lidhur më poashtë./gazetametro.net
VIDEO/ Pamje nga droni prej Konventës
së djeshme të Rilindjes me BESË në Shkup. Njëkohësisht ju prezantojmë në sfond të këtyre pamjeve edhe himnin zyrtar të Rilindjes me BESË të kënduar nga ‘Jericho’Posted by Lëvizja BESA on Wednesday, 23 November 2016