Loading…

Jeremic: Nëse ‘e përfundon’ me Kosovën, Vucic do ta çimentojë pushtetin

  • 27/05/2019 | 11:22

Jeremic: Nëse ‘e përfundon’ me Kosovën, Vucic do ta çimentojë pushtetin

Nëse Aleksandar Vucic “e kryen Kosovën”, ai do ta çimentojë pushtetin në Serbi, thotë Vuk Jeremic, kryetar i Partisë Popullore të Serbisë dhe njëri prej anëtaëve të koalicionit opozitar Lidhja për Serbinë, transmeton Gazeta Metro.

Ai ka thënë se një palë mendojnë se nëse kryetari i Serbisë, Aleksandar Vucic “e kryen Kosovën”, pas kësaj do të lëshohet ta marrë uji nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa pala tjetër, të cilës i përket edhe partia e tij, mendojnë se, nëse kjo do t’i lejohet, ai do ta çimentonte mbështetjen e tij ndërkombëtare, për të kaluar në çast në “projekte të reja paqësore”, prej të cilave i pari do të ishte shpërbërja e autonomisë së Republikës serbe.

“Prandaj, angazhimi për pengimin e Vucicit që ta zgjidhë problemin e Kosovës në mënyrën në të cilën ai e ka menduar me Thaçin, e që për pasojë do të kishte rivizatimin e kufirit tonë shtetëror dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB – është jo vetëm akt moral, por edhe imperativ praktik politik”, ka thënë ai në një intervistë pr gazetën “Danas”.

I pyetur si cili është propozimi i tij për zgjidhjen e nyjës së Kosovës, Jeremic ka thënë se së pari nevojitet një platformë serioze për vazhdimin e dialogut, e theksi në të do të vëhej në problemet kyçe, të cilat sipa tij nuk janë prekur – çështja e pronës, tregtisë së jashtme, sigurisë, siguria e serbëve, garanci statusore për reliket e kishave…

“Sa i përket statusit juridik-ndërkombëtar, për të, pas arritjes së marrëveshjes për të gjitha çështjet tjera, mund të vendoset ekskluzivisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, siç është thënë në Mendimin këshilldhënës të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në vitin 2010”, ka thënë Jeremic.

Partie e Jeremicit nuk do të marrë pjesë sot në Kuvendin e Serbisë, e cila ka temër bisedimet me Kosovës, prej të cilës, siç ka thënë, “pret një vodvil tragjik, në të cilin në vend të debatit serios për njërën prej temave më të rëndësishme shtetërore e kombëtare do të këmbëhen rrena e akuza…”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë