Loading…

Jeremic akuzon Vucicin: Goditje e fortë pozicionit të Beogradit

  • 06/05/2019 | 08:43

Jeremic akuzon Vucicin: Goditje e fortë pozicionit të Beogradit

Kryetari i Partisë popullore të Serbisë Vuk Jeremic ka deklaruar se kryetari i Serbisë dhe i Partisë progresiste të Serbisë Aleksandar Vucic me deklaratën se “ideja e tij për përkufizim në Kosovë ka dështuar, sepse populli ka menduar ndryshe” i ka dhënë goditje të forcë kapacitetit negociues të Beogradit dhe ka dërguar porosi se pala Kosovare do të fitojë gjithçka që ka kërkuar me deklaratën e parlamentit të Kosovës.

“E pyes Vucicin se a i vjen bile pak turp pse e fajëson popullin për dështimin në përmasa historike, e ajo që ai e përshkruan është mu kjo. Vucic në mënyrë plotësisht bizare e relativizon përgjegjësinë e tij. Sot më nuk ka asnjë arsye që pala kosovare, së paku deri sa Vucic të jetë në pushtet, të shkojë edhe për një shkallë nën atë që ai ka thënë se do të fitojë. Kjo ndodh në bisedimet ndërkombëtare”, ka thënë Vucic, transmeton “Danas”.

Jeremic ka akuzuar Vucicin se ka qenë anëtar i Qeverisë së Serbisë si ministër për informim në vitin 1999, kur “i është dhënë goditja më e rëndë tërësisë territoriale e sovranitetit të Serbisë, kur kanë rënë bombat e ushtria serbe është detyruar të tërhiqet nga territori i Kosovës”.

Ai e ka akuzuar kryetarin serb edhe për dialogun në Bruksel, “i cili është ngritur nga niveli teknik në atë politik” e ku “Prishtinës i nevijitet vetëm ulësja në OKB, ndërsa të gjitha të tjerat i janë dorëzuar”.

Jeremic, me rastin e kritikave se opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka konfirmuar pavarësinë e Kosovës, thotë se “kjo nuk është e vërtetë”, pasi gjykata tha se statusi i Kosovës duhet të vendoset nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe se Rusia dhe Kina atje kanë të drejtë vetoje.

Sipas tij, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i ka dhënë të drejtën Këshillit të Sigurimit një vendim për çështjen e statusit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë