Loading…

Jep dorëheqje kryetarja e këshillit etik të UP’së

  • 02/05/2017 | 19:17

Jep dorëheqje kryetarja e këshillit etik të UP’së

Myzafere Limani ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetares së Këshillit të Etikës së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.


Këtë e ka konfirmuar për Kallxo.com, profesoresha Limani.

“Arsyet kanë qenë personale. Për shkak të angazhimit tim kam dhënë dorëheqje. Unë besoj se ata mund të ia dalin edhe pa mua”, tha Limani për KALLXO.com.

Dorëheqja e Limanit ka ndodhur në seancën e dytë të Këshillit Etik, i cili është në kuadër të UP-së.

E pyetur se kush do ta zëvendësojë, Limani tha se është rregullorja e punës për plotësimin e përbërjes.

“Është rregullorja e punës sipas së cilës stafi e plotëson përbërjen. Këshilli mund të funksionojë me anëtarët e mbetur dhe nuk mund të varet nga një person”, tha ajo.

Ndryshe, Këshilli Etik që nga themelimi i tij ka mbajtur vetëm një seancë për shkak se deri vonë nuk ka pasur Rregulloren për masat dhe procedurat disiplinore ndaj personelit akademik.

Kjo rregullore është miratuar nga menaxhmenti i UP-së më 11 prill 2017.

Dorëheqja e Limanit nuk është akti i parë për stafin e UP-së që drejtohet nga rektori Marjan Dema.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë