Loading…

Jennifer Lawrence bëhet nënë për herë të parë

  • 24/02/2022 | 13:30

Jennifer Lawrence bëhet nënë për herë të parë

Fituesja e çmimit Oscar Jennifer Lawrence, dhe bashkëshorti i saj Cooke Maroney kanë sjellë në jetë bebushin, detajet për të cilin mbeten ende sekret.


Në fakt, gjithë pritjen e ëmbël aktorja zgjodhi ta kalonte në privatësi të plotë dhe është shprehur se me nisjen e mëmësisë ka në plan të vendosë ca barriera të tjera.

“Nëse unë isha në një festë dhe dikush më pyeste nëse prisja apo jo një fëmijë, mund të më kapte ankthi. Thoja, Zot as nuk mund të flas për këtë. Tani, çdo instikt në trupin tim do ta mbrojë privatësinë e tij për aq sa kam në dorë“, u shpreh Lawrencë për Vanity Fair.

Jennifer tregon se ka qenë “shumë nervoze” për të treguar në lidhje me jetën e saj kohëve të fundit, prandaj ka “shekuj që s’flet me botën”.

Ajo dhe Cooke Maroney, drejtor i galerisë së arteve Gladstone në New York, u njohën në vitin 2018 dhe u fejuan në shkurt të vitit 2019. Ata u martuan në tetor në Rhode Island.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë