Loading…

‘Jeni turpi i Çeçenisë, s’jeni myslimanë’: Të ashpër ndaj çeçenëve të Putinint që luftojnë në Ukrainë

  • 28/02/2022 | 16:44

‘Jeni turpi i Çeçenisë, s’jeni myslimanë’: Të ashpër ndaj çeçenëve të Putinint që luftojnë në Ukrainë

Një njësit i ushtarëve çeçenë të Kadyrov e ka pësuar keq sipas xhirimeve të dala në mediat ukrainase të xhiruara nga ushtarët ukrainas. Çeçenët e Kadyrov janë cak i kritikave të mëdha nga myslimanë që e shohin invadimin e Rusisë si agresion të padrejtë,  transmeton Gazeta Metro.


Sipas medias ukrainase që ka publikuar xhirim nga vendi i ngjarjes së ballafaqimit me këtë njësit çeçenësh pretendohet se kanë eliminuar edhe një.

Kjo çështje ka eskaluar tashmë dhe urrejtja ndaj çeçenëve të Kadyrov ka arritur kulmin në Ukrainë pasi nuk kuptohet përse një popull mysliman aq i vuajtur nga represioni rus e të cilit i rezistuan aq gjatë e me ngulm po i ndihmon në pushtim të një tjetër shteti. Një video e dalë në internet shihet si ukrainasi lyen plumbat me yndyrë derri për t’i përdorë në betejë kundër tyre.

Nuk ka munguar as të sharat për keqpërdorim e islamit nga regjimi i Kadyrov për të arsyetuar luftën në Ukrainë.

Çeçenët janë njësiti më famëkeq që janë kyçur në luftën e Ukrainës për shkak të mizorisë së ditur dhe njoftimeve se kishin detyrë të caktuar të eliminimit të zyrtarëve të lartë ukrainas, i pari në listë vet presidenti Zelensky me familjen e tij.

Çeçenët raportohet të jenë ballafaquar me njësitin special ukrainas Alpha në betejë për aeroportin Hostomel në veri të Kiev, ku u mposhtën dhe vdiq edhe komandanti çeçen, gjenerali Magomedov. Në të njetën kohë /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë