Loading…

Jemi shumë më të fortë se në vitet e 90-ta

  • 18/01/2017 | 20:42

Jemi shumë më të fortë se në vitet e 90-ta

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se kërcënimet e Nikoliqit mund të jenë shumë reale dhe serioze, por sipas tij ne nuk duhet të zmbrapsmi, pasi siç tha,“jemi shumë më të fortë se në vitet e 90-ta”.


Në një intervistë për RTK-në, Kadri Veseli ka thënë se veprimi i së shtunës i Serbisë, ishte një provokim testues, por ai tha se “nuk jemi në gjendje ta kuptojmë se çfarë ka pasur dhe çfarë ka ndërmend të bëjë Serbia me këtë testim”.

“Një tentativë e tillë testuese, që përmes parullave që kujtojnë shpirtat e këqij të viteve të 90-ta”, tha Veseli.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e Presidentit të Serbisë Tomislav Nikolq, i cili ka kërcënuar se në Kosovë do të shkojë të luftojë me dy djemtë e tij.

“Mund të jenë edhe shumë reale dhe serioze si kërcënime, por ne nuk duhet të zmbrapsmi, pasi jemi shumë më të fortë se në vitet e 90-ta”, tha kryeparlamentari dhe shtoi se tani kemi shumë miq dhe shumë përkrahës.

Po ashtu ai ka thënë se murin do ta largojnë, por përgjegjësinë do ta merr shteti serb dhe ata që i nxisin veprimet të tilla.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë