Loading…

Jemi pro Evropës e Amerikës, por nuk u nënshtrohemi ambasadorëve

  • 09/05/2017 | 20:53

Jemi pro Evropës e Amerikës, por nuk u nënshtrohemi ambasadorëve

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se njerëzit që do të duhej të promovonin vendimmarrje me integritet në Kosovë, në fakt po promovojnë presion e shantazh.


Kujtojmë që Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie po mban takimet me deputetët e Kuvendit të Kosovës, shkruan gazetametro.net.

Shkrimi i plotë i deputetit Lekaj:

Në ditën e Evropës, u kuptuan shumë gjëra. Në ditën e Evropës, njerëzit që do të duhej të promovonin vendimmarrje me integritet (medemek për tu përafruar me BE’n dhe integrimet tjera euroatlantike) ata promovojnë presion e shantazh, sipas disa agjendave që në favor mund t’i shkojnë vetëm kryeministrit në ikje dhe fqinjëve (aspak miqësor) të Kosovës.

Ne ditën e Evropës jemi me keq se në kohën e administrimit sipas rezolutës 1244/99, atëherë të paktën e kemi ditë që as formalisht e as praktikisht nuk jemi të pavarur dhe të tjerët kanë marrë vendime për neve. Por sot kur jemi në dekadën e parë të pavarësisë, çka kërkojnë njerëz të huaj në takime me forumet e partive, për të promovuar demokraci? JO, sigurisht që jo!E Kosovës nuk i ka mbetë asgjë tjetër, veçse të kërkojë të drejtën e vet mbi vetveten.

Të kërkojë qeveri, kuvend e deputetë plotësisht të pavarur, kështu do të jetë më e sigurt, ndryshe siç tani është nënshtruar nga qeveria e saj, nuk e kemi të gjatë ri-pushtimin. Ne jemi vendi me proamerikan e proevropian në botë, por jo për tu nënshtruar sipas diktatit të disa ambasadorëve, siç dikur na e bënën ata që i përndjekem në bashkëpunim me shtetet e këtyre ambasadorëve, por për të qenë miq që ia ruajnë krahët njëri-tjetrit, ashtu si kemi bërë çdo herë.

Në ditën e Evropës, Kosova ka nevojë për ndryshim, jo për vazhdimësi të plogësht e nënshtrim. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë