Loading…

Jemi një: Shqipëri-Kosovë, trajnime të përbashkëta në fushën e aviacionit

  • 10/06/2023 | 13:36

Jemi një: Shqipëri-Kosovë, trajnime të përbashkëta në fushën e aviacionit

Bashkëpunimi ushtarak Shqipëri- Kosovë është shtrirë edhe në fushën e aviacionit, transmeton Gazeta Metro.


Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Ai nëpërmjet një postimi në media sociale ndau sociale foto nga trajnimet e përbashkëta në fushën e aviacionit.

“Pilotët e njësisë së Aviacionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës po trajnohen me kolegët e tyre të Bazës së Farkës për rifreskimin teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopterin tip AB-206, me qëllim ruajtjen e aftësive fluturuese”, shkruan Peleshi.

Ai thekson se pjesë e trajnimit është edhe kryerja e Fluturimeve Vizuale ditën dhe natën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë