Loading…

Javën e ardhshme Kuvendi shqyrton ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale

  • 12/03/2017 | 11:33

Javën e ardhshme Kuvendi shqyrton ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale

Javën e ardhshme kryesia e Kuvendit të Kosovës, do të sjellë në seancën e radhës për plotësim-ndryshim ligjin për Gjykatën Speciale, ka njoftuar Kyetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.


Ai ka thënë për Indeksonline se kanë marrë premtime nga kryesia e kuvendit që ky ligj do të procedohet në seancën e javës së ardhshme që do të mbahet.

Sipas Gucatit, përmes këtij plotësim ndryshimi të ligjit është kërkuar që Gjykata Speciale ti gjykoj edhe pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë serbe të dyshuar për krime lufte në Kosovë.

“Ju bëjë thirrje të gjithë deputetëve pa dallim partie që të jenë unik dhe të marrin pjesë në seancë e radhës që ta bëjnë plotësim ndryshimin e ligjit Gjykatës Speciale”, ka thënë ai.

Ky plotësim ndryshim i këtij ligji sipas Gucatit, është kërkuar nga Kuvendi sepse kriminelet serb të luftës kanë mbetur të pa ndëshkuar për të cilët, thotë se ka fakte të mjaftueshme që kanë kryer krime kundër civilëve në Kosovë, shkruan Indeksonline.

“Kemi shumë fakte për pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë serbe për krime lufte. Kemi fakte për rastin e masakres së Rezallës, Morinës, Krushës e shumë vende të tjera, fakte këto që presin të dalin në dritë. Andaj Gjykata Speciale duhet ti marr parasysh këto raste”, ka thënë Gucati.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë