Loading…

Javë me mot të ftohtë dhe ngrica

  • 29/11/2016 | 19:50

Javë me mot të ftohtë dhe ngrica

Moti gjatë tërë kësaj jave pritet të jetë i ftohtë dhe me ngrica, me një përjashtim nga mesi i javës kur pritet që temperaturat të shënojnë ngritje të lehtë.

Prishtina Weather parasheh se pas depërtimit të masave të ftohta ajrore mbi rajon, që sollën reshjet e para të borës edhe në vise të ulëta, ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të shtrihen fusha të presionit të lartë nga Europa perëndimore që pritet të sjellin kthjellime, por fronte të ftohta që po depërtojnë në lindje të rajonit, kohëpaskohe mund të sjellin mundësi për reshje të dobëta bore.

“Ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ftohtë, me vransira të pjesëshme dhe intervale me diell. Gjatë orëve të mëngjesit do të ketë ngrica. Vende-vende nuk përjashtohen mundësitë edhe për reshje të dobëta bore. Të premten me depërtimin e një turbullire nga Atlantiku mbi Itali, reshjet e borës mund të përzien edhe me riga shiu”.

“Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, ende jo mirë të konfirmuara, një front i ftohtë nga Europa lindore sërish pritet të sjellë mot të ftohtë dhe mundësi për reshje të dobëta bore. Të mërkurën, temperaturat do të zbresin dukshëm nën vlera mesatare, por nga dita e enjte maksimalet do të kthehen rreth këtyre vlerave. Minimalet do të luhaten nga -8C deri në -2C, e ato maksimale nga 0 deri në +7C”, parasheh Prishtina Weather. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë