Loading…

Java vendimtare e Maqedonisë, pritet vizita e komisionerit Hahn

  • 20/03/2017 | 09:34

Java vendimtare e Maqedonisë, pritet vizita e komisionerit Hahn

Maqedonia ende është në pritje të qeverisë së re e cila pritet prej 11 dhjetorit të vitit 2016, atëherë kur u mbajtën edhe zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare.


Qeveria teknike është thuajse e jashtëligjshme pasi disa nga ministrat janë edhe deputetë aktualë dhe kjo bie ndesh me ligjin për zyrtarët publik dhe me ligjin për zgjedhje.

Nga ana tjetër pushteti lokal është me afat të skaduar dhe pritet amini i Kuvendit për zgjedhje të reja, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kuvendi në fjalë është në udhëkryq, duke pritur guximin e shumicës së re parlamentare që të ulen në ulëset e Kuvendit dhe të zgjedhin kryetarin e ri.

Kryetari në ikje, Trajko Veljanoski, ka caktuar për nesër seancë konsultuese të komisionit për emërime dhe zgjedhje për të rifilluar procesin e shtëpisë ligjvënëse.

Nesër poashtu, vjen edhe eurokomisioneri Johannes Hahn i cili pritet të ”dridh” partitë politike për të përshpejtuar vendimmarrjen.

Qytetarët dhe mbështetësit e OBRM-PDUKM-së janë në rrugë duke protestuar për, siç thonë, mbrojtjen e Maqedonisë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë