Loading…

Jashtë funksionit radari i aeroplanëve, bie siguria e fluturimeve

  • 30/12/2016 | 12:48

Jashtë funksionit radari i aeroplanëve, bie siguria e fluturimeve

Sistemi radar në Golesh, i cili monitoron aeroplanët në hapësirën ajrore të Kosovës, ka rënë nga funksioni, gjatë tre ditëve të fundit, thonë burime të KTV.


Këto burime kanë thënë se si pasojë e daljes nga funksioni të këtij radari, kontrollorët në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, janë duke punuar në mënyrë procedurale.

Kjo nënkupton që kontrollorët e trafikut ajror për tre ditë nuk kanë fotografi të aeroplanëve në hapësirën ajrore të Kosovës.

Dëshmi e kësaj është ky dokument, të cilin e ka siguruar KTV’ja. Dokumenti i është dërguar autoritetit të aviacionit civil dhe departamentit për siguri në kontrollin ajror.

a

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë