Loading…

Jashari ia mbyllë gojën Nexhmedin Spahiut, publikon librin Amëz ku shihet qartë ditëlindja e Adem Jasharit

  • 19/08/2018 | 14:44

Jashari ia mbyllë gojën Nexhmedin Spahiut, publikon librin Amëz ku shihet qartë ditëlindja e Adem Jasharit

Nipi i Adem Jasharit, Bekim Jashar ka thënë se dëshiron ta përmbyllë debatin me analistin Nexhmedin Spahiun, rreth datës së lindjes së Adem Jasharit.


Ai ka publikuar disa fotografi të librit të Amëz, ku janë të dhënat zyrtare me datat e lindjes së dëshmorëve dhe civilëve tjerë.

Shkrimi i plotë i Jasharajt:

Po e përmbyll debatin e nisur dje nga ai, për të cilin nuk do të doja kurrë të jetë i shtyrë apo të ketë marrë porosi të caktuara nga dikush…Kapakun po ia vëmë me shënime, më zyrtare të mundshme të Gjendjës Civile në Prekaz të Epërm, referuar Librit Amëz, në të cilin janë të dhënat zyrtare me data të lindjës dhe vdekjes së dëshmorëve dhe civilëve tjerë.

Sa për informatë, librat amëz janë kopje e origjinalit që i kishte marrë Serbia, dhe sipas ofiqarit në Prekaz, origjinali ndodhet në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.Në dokumentet të paraqitura, shihet edhe një detaj, që mbase dikush nuk e ka ditur për emrin fillestar të Adem Jasharit. Gjyshi i tij, për të ripërtrirë emrin e babait të vet, ia kishte vënë emrin Fazli por që të gjithë në familje vetëm Adem e thërrisnin. Dhe tek pas disa viteve, prindërit e tij ia ndërrojnë emrin nga Fazli në Adem (Shih dokumentet e gjuhën serbe).

Fakte të tjera që dëshmojnë atë që dihet tashmë botërisht, e të cilën e kam paraqitur mbrëmë, nuk ka.
Të tillët e sojit të Nexhmiut, mund të kenë, por ato nuk janë fakte, por janë qellime të rrezikshme.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë