Loading…

Japin dorëheqje dy drejtorë në Skenderaj

  • 30/01/2018 | 21:48

Japin dorëheqje dy drejtorë në Skenderaj

Hamit Geci, drejtor i Administratës dhe Driton Mulaj, drejtor i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Ambientit në Komunën e Skenderajt kanë dhënë dorëheqje nga pozitat përkatëse.


Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në një sqarim për qytetarët ka thënë se drejtorët kanë dhënë dorëheqje për arsye të tyre personale dhe pa asnjë presion prej tij.

“Së pari, drejtori për Administratë, Hamit Geci, ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore. Së dyti, drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, vendimi i drejtorit në fjalë as që ka ardhur në Zyrën e Kryetarit, dhe drejtori në fjalë, nuk ka pasur asnjë presion nga kryetari i Komunës së Skenderajt në punët e tij profesionale e aq më pak në punët jashtë profesionit të tij”, thuhet në sqarimin e Komunës së Skenderajt në Facebook.

http://gazetametro.org/e-quajti-palaco-ambasadorin-amerikan-aak-e-shperblen-me-post-te-drejtorit/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë