Loading…

Jankovic: Planet për përkufizim ideja më e rrezikshme nga të 90-tat

  • 30/08/2018 | 19:31

Jankovic: Planet për përkufizim ideja më e rrezikshme nga të 90-tat

Ndaj kësaj kumtese menjëherë ka reaguar Marko Duric, përfaqësuesi i partisë së kryetarit serb Vucic, duk e quajtur Jankovicin “inxhinieri më i madh etnik”, sepse “don ta lërë Serbinë pa veriun e Kosovës”

Lëvizja e qytetarëve të lirë (PSG) dhe Blloku qytetar 381 kanë kumtuar sot se planet për “përkufizim me shqiptarët” dhe ndryshimi i kufijve në Ballkan janë “ideja më e rrezikshme e cila në Serbi është dëgjuar nga vitet e 90-ta”, transmeton gazetametro.net.

“Këto plane janë vazhdim i politikës së gjakut, lotëve e truallit, të cilat njerëzve nga këto hapësira kurrë gjë të mirë nuk u kanë sjellë. Vucici, Shesheli, Dacici, Thaçi e Haradinaj nuk do të mund të thonë se nuk kanë ditur se çfarë po bëjnë dhe do të jenë përgjegjës nëse historia, të cilën e kanë bërë Milosevii, Tudmani e Izetbegovici përsëritet”, ka thënë kryetari i Lëvizjes së qytetarëve të lirë dhe Bllokut 381 Sasa Jankovic.

Në kumtesë thuhet se vendeve multietnike e multikonfesionale, çfarë janë të gjitha në Ballkan, vetëm koncepti i shtetit qytetar u mundëson jetë pa konflikt të përhershëm etnik.

Ndaj kësaj kumtese menjëherë ka reaguar Marko Duric, përfaqësuesi i partisë së kryetarit serb Vucic, duk e quajtur Jankovicin “inxhinieri më i madh etnik”, sepse “don ta lërë Serbinë pa veriun e Kosovës”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë