Loading…

Janjic: Është pyetje a do të mbetet Thaçi negociator me Serbinë

  • 08/09/2018 | 21:18

Janjic: Është pyetje a do të mbetet Thaçi negociator me Serbinë

Nuk reale ideja e Federica Mogherinit që para takimit ministror në nivel të BE-së të ripërtërihet dialogu, thotë analisti beogradas Dusan Janjic


Vizita e kryetarit të Serbisë në Kosovë është organizuar mirë, do të përfundojë me takime të shumtëa, por pasojnë probleme tjera, vlerëson analisti beogradas Dusan Janjic, transmeton gazetametro.net.

Janjic për TV Prva ka thënë se tash të gjithë ata të cilët marrin pjesë në bisedime kanë problem se si të kthehen pranë tavolinës së negociatave. Ai mendon se vizita e kryetarit serb në Kosovë është bërë më shumëngjarje e jashtme për shkak të vëmendjes ndërkombëtare që ka zgjuar për shkak të ngjarjeve të cilat i kanë paraprirë, e të cilat Janjic i vlerëson si “skandal i vogël diplomatik, në të cilin Mogherini e ka pësuar më së keqi”.
Për këtë shkak, thotë ai, e tërë vëmendja e aktorëve ndërkombëtare është orientuar kah vizita e Vucicit në Kosovë.

– Tash do të matet çdo centimetër dhe çdo porosi – ka thënë Janjic.

Ai vlerëson se nuk reale ideja e Federica Mogherinit që para takimit ministror në nivel të BE-së të ripërtërihet dialogu. Janjic ka thënë edhe se është pyetje e madhe se a do të mbetet Thaçi në rolin e negociatorit me Serbinë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë