Loading…

Janë zgjedhur fituesit për arkitekturën më të mirë të vitit

  • 02/03/2017 | 20:13

Janë zgjedhur fituesit për arkitekturën më të mirë të vitit

Çmimi për arkitekturën më të mirë “Pritzker” i është dhënë treshes spanjolle Rafael Aranda, Carme Pigem dhe Ramon Vilalta.


Ky çmim prestigjioz i arkitekturës shkon për themeluesit e kompanisë spanjolle, të cilët për herë të parë e ndërruan traditën e dhënies së këtij çmimi, që zakonisht i është dhënë arkitektëve për galeritë dhe shtëpitë e operas, shkruan gazetametro.nett

Bashkëpunimi i këtyre tre arkitektëve prodhon arkitekturën pa kompromis të nivelit poetik, që përfaqësojnë punën e përjetshëm që reflekton respekt të madh për të kaluarën, duke projektuar qartësi që është i pranishëm edhe për të ardhmen.

tirana

Rafael Aranda, Carme Pigem dhe Ramon Vilalta, kanë kaluar tri dekada duke u munduar ta përmisojnë zonën e tyre, me projektimin e ndërtesave të bëra me aq kujdes e profesionalizëm, pranë Pyrenees. “RCR Arquitectes” kanë ndërtuar një reputacion për projektet që kanë një ndjeshmëri të mprehtë ndaj kontekstit lokal, duke pasur kujdes të madh me mënyrën se si ata kanë të vendosura në peizazh një mjeshtëri duke përdorur materiale që luajnë me dritë, hije, masës dhe brishtësisë, transmeton gazetametro.net

4724

“Ata kanë treguar se uniteti i një materiali mund të të japë forcë të tillë të pabesueshme dhe thjeshtësinë në një ndërtesë, me këto pamje të mrekullueshme” ka thëë arkitekti Australian Glenn Murcutt, kryetar i jurisë “Pritzker”./gazetametro.net

3661

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë