Loading…

Jamie Shea: Idea e Thaçit për FSK’në e padobishme për Kosovën

  • 24/03/2017 | 12:33

Jamie Shea: Idea e Thaçit për FSK’në e padobishme për Kosovën

18 vjet më parë, Jamie Shea, ishte njeriu më i dashur për shumicën e shqiptarëve të Kosovës. Ai që për 78 ditë tregonte për të rejat e bombardimeve të NATO’s ndaj caqeve serbe, tani pas 18 viteve kur pyetet për iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për FSK’në, thotë se Kosova ka nevoja të tjera para ushtrisë, që sipas tij ka kosto të shtrenjt, dhe Thaçi duhet të tërhiqet nga kjo ide.


“Forca e tanishme e Sigurisë së Kosovës, për të cilën NATO ka punuar aq shumë për të ndihmuar Kosovën për ta krijuar, është projektuar për nevojat aktuale të Kosovës dhe si një mjet për integrimin e të gjitha bashkësive etnike në një institucion të vetëm”.

“Në një kohë kur Kosova vërtetë ka nevojë të përqendrohet në reforma, luftën kundër korrupsionit, edukimin e njerëzve të saj dhe zhvillimin e shoqërisë dhe institucioneve të saj, unë nuk shoh se si krijimi i ushtrisë së Kosovës është një përdorim i dobishëm i burimeve të çmuara, apo do të ndihmojë stabilitetin në rajonin më të gjerë. Me koston e një avioni luftarak modern apo edhe një tanku lufte, Kosova mund të kishte ndërtuar disa shkolla ose të përmirësojë teknologjinë e informacionit në universitetet e saj dhe në institucionet publike në të gjithë vendin”.

“Kështu që unë shpresoj se do të ketë një debat të duhur në Kosovë në lidhje me prioritetet, dhe se Presidenti Thaçi nuk do ta vazhdojë këtë iniciativë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i foli presidentit Thaçi dhe kryeministrit Mustafa më 8 mars dhe ua bëri të qartë atyre shqetësimet serioze të aleatëve të NATO-s në lidhje me propozimet nga autoritetet e Kosovës për ta transformuar FSK-në një forcë të armatosur, pa një ndryshim kushtetues. Ai e bëri të qartë se hapat e njëanshëm të tilla si këto janë të padobishme”, ka thënë Shea në një intervistë për Kallxo.com.

Britaniku 63 vjeçar, që nga Brukseli i jepte mesazhe Miloshevicit, 18 vjet më vonë, në ditën kur Kosova po shënon përvjetorin e nisjes së këtyre sulmeve, thotë se kjo fushatë 78 ditëshe e ka ndalur pastrimin etnik në Kosovë dhe i ka dhënë vendit e rajonit mundësinë për zhvillim.

Shea, i cili tani punon në selinë e NATO-s në postin e Zëvendës Asistentit të Sekretarit të Përgjithshëm për Sfidat e Sigurisë, thotë se nga operacioni i ndërmarrë në pranverë të vitit 1999 aleanca ka mësuar se duhet të qëndrojë e bashkuar, për të mos u dhënë kundërshtarëve shpresën që të mund të përfitojnë nga një përçarje e aleatëve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë