Loading…

Jam ushtarak dhe s’përzihem në politikë: Gjenerali amerikan tregon për taksën 100% kundër Serbisë

  • 07/05/2019 | 18:42

Jam ushtarak dhe s’përzihem në politikë: Gjenerali amerikan tregon për taksën 100% kundër Serbisë

Gjenerali i Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr, ka thënë se taksa 100% ndaj produkteve serbe, nuk është arsyeja për të cilin ai e kishte anuluar vizitën paraprake në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Në një interviste për Info Magazine ai ka pohuar se arsyeja e anulimit të vizitës së tij të mëparshme qëndron në atë se ishte i përqendruar në fazën e tij të pensionimit. Gjenerali ka pranuar se atij nuk i takon të ndërhyjë në çështjet politike mes Kosovës dhe Serbisë.

”Nuk është e vërtetë se anulova vizitën për shkak të taksës. Unë isha përqendruar në periudhën time të pensionimit. Nuk doja të bëja vajtje ardhje të shpeshta”, ka thënë ai.

Tutje, gjenerali Orr ka shtuar se ai është ushtarak dhe nuk përzihet në çështje të politikës.

”Nuk është e vërtetë, unë jam ushtarak dhe si i tillë jam i përqendruar ta bëjë atë që duhet të bëjë. Mundohem të mos jem në rrugën e atyre që bëjnë politikë”, përfundoi ai.

Ndryshe, vizita e gjeneralit amerikan në Kosovë vjen pas pensionimit të tij si ushtarak./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë