Loading…

‘Jam i përqendruar në pushime’: Di Maria nuk dëshiron të ngutet për të ardhmen e tij

  • 25/06/2022 | 19:48

‘Jam i përqendruar në pushime’: Di Maria nuk dëshiron të ngutet për të ardhmen e tij

E ardhmja e ish-mesfushorit të Paris Saint-Germain, Angel Di Maria, ende nuk dihet saktësisht me dy gjigantët europian, Juventus dhe Barcelona, të cilat po kërkojnë me ngulm transferimin e tij. Mirëpo, futbollisti ka thënë se është i përqendruar në pushime, duke lënë përshtypje se nuk dëshiron të ngutet për të ardhmen, transmeton Gazeta Metro.


Kontrata e yllit argjentinas me PSG’në skadon javën e ardhshme dhe si Juventus ashtu edhe Barcelona po mendojnë të përforcojnë krahun e djathtë të sulmit me Di Marian.

Por, 34-vjeçari në një intervistë për ESPN ka deklaruar që për momentin është duke menduar dhe është i përqendruar te pushimet dhe familjen e tij.

”Juve është klubi më i madh në Itali dhe po ashtu edhe njëra nga skuadrat e interesuara për mua. Për momentin, jam duke menduar, por jam i përqendruar te pushimet dhe familjen time,” tha ai.

Di Maria sezonin e kaluar në të gjitha garat kishte zhvilluar 31 ndeshje, derisa kishte realizuar edhe pesë gola dhe dhuroi nëntë asistime. Ai po largohet nga Franca pas shtatë vitesh me një numër të madh trofesh të fituar me PSG’në gjatë kësaj periudhe. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë