Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka zhvilluar një vizitë në veri të Mitrovicës.
Ai ka bërë me dije se situata në atë pjesë të vendit po normalizohet.
Sipas tij, institucionet e Kosovës po punojnë për të gjithë qytetarët.
“Ne punojmë për të gjithë qytetarët. Unë nuk jam mbi ligjin. Koha para qeverisë sonë nuk ka qenë normale. Nuk them se tani është gjithçka normale, por them se gjithçka po normalizohet. Kjo sepse ligji nuk është ai që e ndan shoqërinë në ata që nuk janë të mbrojtur dhe në ata që askush nuk guxon t’i prek. Mirëpo e bashkon shoqërinë me bashkim dhe barazi. Nuk mund ta jepni asnjë shembull ku organet e pushtetit: policia e Kosovës, e tani edhe administrate tatimore nuk u shërben të gjithëve njëjtë dhe profesionalisht”, ka deklaruar Kurti