Loading…

Jakup Krasniqi befason: U kërkoj falje qytetarëve dhe familjeve shqiptare që lejova Milaim Zekën të kandidojë për deputet

  • 05/11/2018 | 23:15

Jakup Krasniqi befason: U kërkoj falje qytetarëve dhe familjeve shqiptare që lejova Milaim Zekën të kandidojë për deputet

Situata është tensionuar keq mes kryetarit të Këshillit Kombëtar të NISMA’së, Jakup Krasniqi dhe deputetit nga radhët e po kësaj partie Milaim Zeka, duke e shtyrë Krasniqin që të kërkoj falje para qytetarëve dhe familjeve shqiptare që ka lejuar Zekën të kandidojë si deputet nga radhët e partisë NISMA.


Kjo situatë vie pas deklarimeve të fundit nga deputeti Zeka se ai nuk është anëtar i NISMA’së, por ai kandiduar i pavarur në listën e kësaj partie, madje ky i fundit nuk i ka kursyer akuzat ndaj Krasniqit ku ka thënë se shumë familjarë të Krasniqit po punësohen nëpër ministri ku i zotëron kjo parti, njofton gazetametro.net.

Krasniqi me anë të një postimi në Facebook, sot ju ka kërkuar fajle të gjithë qytetarëve dhe familjeve në Kosovë që e ka lejuar Milaim Zekën të kandidojë si deputet nga radhët e NISMA’së.

Tutje Krasniqi ka shkruar se ai nuk ka autorizuar deputetin Zeka të flas në emër të tij për luftën dhe gjërat e tjera që kanë ndodhur në Kosovë, ai e sheh si gabimin më të madh të jetës lejimin e kandidimit të tij si deputeti i NISMA’së.

Postimi i plotë i Krasniqit:

SQARIM: PËR LUFTËN E LAVDISHME TË UÇK-SË

Krejt çka kam pasur të them për luftën e kam thënë në mija faqe të botuara, e kam thënë edhe në Dëshminë në Hagë në rastin Limaj dhe Haradinaj. Opinioni që donë e dinë, i dinë qëndrimet e mija. Gjithçka ishte publike.

Për luftën, për as një ngjarje të saj nuk e kam autorizuar as një njeri të vetëm që të flas në emrin tim. Pra nuk e kam autorizuar as gazetarin Milaim Zeka.

E them me bindje, për asgjë që kam bërë në jetën time politike nuk pendohem. Nuk pendohen se çdo veprim timin politik e kam bërë për kombin e vendin tim. As një veprim, në asnjë kohë nuk e kam bërë kundër ndonjë individi.

Kurrë nuk kam qenë, në as do të jam në shërbim të asnjë njeriu, cilido që të ketë qenë fuqia e tij politike, e sidomos jo pas vitit 1991 e këndej, krejt deri me sot.

Nëse gjatë këtyre viteve pendohem për ndonjë veprim timin është: Pranimi i Milaim Zekës që të garoi në Listën e Nismës për deputet i Kuvendit të Kosovës.

Për ketë gabim timin, qytetarëve të Kosovës, burrave e grave U KËRKOJ FALJE! U kërkoj falje për gjuhën që ai përdor në Kuvendin e Kosovës dhe e cila gjuhë e degraduar hynë në çdo familje shqiptare.

Sinqerisht, qytetarëve të Kosovës, familjeve shqiptare u kërkoj falje prej më të sinqertave!./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë