Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar me Përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Dhunën Seksuale në Konflikt, Zainab Bangura.
Ajo i kërkoi Banguras që ta ndihmojë të gjendet një mënyrë që përdhunimet e grave shqiptare nga forcat serbe gjatë luftës, të njihen ndërkombëtarisht si krime lufte.
”Zonjës Bangura i kërkova ndihmë për të gjetur mënyra që statusi i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë të njihet ndërkombëtarisht si krim lufte”, tha përmes një postimi në facebook, Jahjaga/Gazetametro.net.