Në Kuvendin është duke u biseduar rreth Trustit, ku opozita dhe mazhoranca janë përplasur pro dhe kundër tërheqjes. E për këtë dy fjalë i ka thënë edhe deputeti Jahja Kokaj, i cili ju ka kundërvyer deputetes Musliu, shkruan Gazeta Metro.
Musliu në falën e saj për çështjen e Trusti’it ka thënë se Kurti i ka hypë sipër deputetëve.
E për këtë ka reaguar deputeti Kokaj, i cili ka thënë se një zonjë bëri një ofendim të madh,duke thënë se ‘iu ka hypë sipri kryeministri apo dikush tjetër. Mu kërkush s’mundet me m’hypë sipri pos i madhi zot’.
“Një zonjë, në mënyrë kuturu bën një ofendim të madh. Kur të dalin në foltore matni fjalët. Zonja e nderuar tha se iu ka hypë sipri kryeministri apo dikush tjetër. Mu kërkush s’mundet me m’hypë sipri pos i madhi zot”, tha Kokaj/gazetametro.net