Loading…

Jablanovic tregon se si Lista Serbe deshi ta votojë Ushtrinë e Kosovës

  • 26/05/2017 | 15:55

Jablanovic tregon se si Lista Serbe deshi ta votojë Ushtrinë e Kosovës

Aleksandar Jablanovic, i cili në zgjedhjet e 11 qershorit garon jashtë Listës Serbe, në një intervistë për KoSSveakuzon këta të fundit, si bashkëpunëtor të Hashim Thaçit, të cilët sipas tij, ishin të gatshëm të votonin Ushtrinë e Kosovës. 


“Vetëm Lista Serbe është ajo e cila është e gatshme të votojë për Ushtrinë e Kosovës. Pjesë e atyre bisedimeve ishin Dalibor Jevtic, Branimir Stojavnovic dhe Ljubomir Maric dhe për këtë ekziston procesverbali. Kush është serbi i Thaçit mund të vërtetohet në evidencën e Kuvendit të Kosovës në lidhje me atë se kush ka votuar për zgjedhjen e Hashim Thaçit për president të Kosovës. Ata këtë e kanë bërë sipas urdhrave të “Zyrës për Kosovë dhe Metohi” dhe të Marko Djuric’it, ka thënë lideri i Partisë së serbëve të Kosovës Aleksandar Jablanovic, i cili me partinë e vet do të merr pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 11 qershor, shkruan gazetametro.net.

Në pyetje të gazetarit të KoSSev se a e ka këtë dokument, ai përgjigjet se e posedon, porse “ju si gazetar mund t’iu drejtoheni Kuvendit të Kosovës dhe mund ta merrni kopijen e procesverbalit”.

Nga ana tjetër Dalibor Jevtic nga Lista serbe, i demanton pretendimet e Jablanovic’it duke theksuar se Jablanovic, “siç dihet, është i prirur për mashtrime”, dhe se pretendimet e tij “nuk meritojnë koment”, por “pasi që e respekton publikun i cili ka të drejtë në përgjigje”, i bënë thirrje Jablanovic’it që të publikojë dokumentin e Kuvendit të Kosovës në të cilin thirret.

“Votimi për zgjedhje të presidentit është i fshehët. Nuk ekziston asgjë që quhet “procesverbal se kush dhe si ka votuar. Jablanovic këtë e di apo nuk e di, prandaj manipulon, apo edhe një herë konfirmon mosdijen e vet politike. Mundohem që mos të hyjë në këtë baltë të tyre”, ka thënë Jevtic. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë