Loading…

Jablanovic i bindet KQZ’së, ndryshon emrin dhe llogon e partisë

  • 14/05/2017 | 19:33

Jablanovic i bindet KQZ’së, ndryshon emrin dhe llogon e partisë

Vetëm dy ditë pasi që KQZ-ja e ktheu pas Aleksandër Jabllanoviqin duke mos ia regjistruar partinë e tij, ai i është bindur dy kërkesave të këtij institucioni.


Gazeta Monitor merr vesh nga burime të afërta me KQZ-në se Jabllanoviq ka ndryshuar skajshmërisht emrin e partisë së tij dhe llogon.

Në propozimin e ri Jabllanoviq ka emërtuar partinë e tij Partia e Serbëve të Kosovës  (Partija Kosovskih Srba – PKS).

Ndërkaq për llogo të partisë ai ka propozuar një llogo krejtësisht tjetër nga e para.

Monitor raportoi të shtunën se kjo llogo ka qenë e papranueshme dhe me kundërshtimin e anëtarit të KQZ-së nga radhët e PDK-së, Betim Gjoshi dhe me mbështetjen e anëtarëve tjerë ky aplikim është refuzuar.

KQZ-ja ka paralajmëruar se të hënën në orën 9 e 30 do të mbajë mbledhje. Njëra nga pikat e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i rekomandimit të Zyrës për Parti për iniciativen politike PKS.

Ndryshe, KQZ bën të ditur se në mbledhjen e nesërme do të shqyrtohet edhe rekomandimi për inicaitvën politike “Partija Kosovskih Srba- PKS”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë