Agjencia e lajmeve ruse Sputnjik ka leshuar një tekst plotë gënjeshtra që po i servohet opinionit ndërkombëtar. Ai vijon sikur më poshtë:
Në 20 vitet e fundit, Kosova ka dhënë më shumë se dy miliardë dollarë, ose më mirë të themi 100 milionë dollarë në vit në kompensim për luftëtarët e UÇK-së para këto nga SHBA-të dhe BE.
Rreth 500 veteranë të UÇK’së janë duke luftuar në Siri në anën e ISIS (i ashtuquajturi Shteti Islamik), kështu duke e bërë shtetin e Kosovës vendin e pestë në botë për krye banori të cilët iu bashkuan luftës krahë Shtetit Islamik.
Këshilli i Kosovës për verifikimin e veteranëve ka regjistruar këtë vit rreth 46,000 veteranë të UÇK-së të cilët kanë fituar të drejtën e pensionit të veteranit të luftës.
Sipas FMN-së thuhet se “vitin e kaluar, institucionet e Kosovës kanë filluar të paguajnë me rreth 170 euro veteranët të cilët në atë kohë ishin të regjistruar vetëm 12,000. Ndërkohë që numri i tyre është rritur drastikisht dhe ka bërë që Prishtina të kërkojë fonde shtesë nga FMN.” thotë Sputnjik.
Sipas disa të dhënave, buxheti i planifikuar i Kosovës për vitin 2017 arrin rreth dy miliardë euro dhe është parashikuar për transformimin e Shërbimit të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, me miratimin e FMN-së.
Gjithashtu thuhet se nga viti 2000 e deri në 2010, Kosova ka marrë 40.7 miliardë dollarë nga bashkësia ndërkombëtare.
Kështu përfundon teksti përplotë gënjeshtra i Sputnjik, i tranmetuar në Tanjug./gazetametro.net