Loading…

Ja sa shpesh ju pëlqen të bëni seks sipas shenjës tuaj të horoskopit

  • 17/01/2022 | 13:45

Ja sa shpesh ju pëlqen të bëni seks sipas shenjës tuaj të horoskopit

Shenjat e horoskopit mund t’ju tregojnë shumë për dëshirat seksuale të një personi.


A keni menduar ndonjëherë se si shenja juaj ndikon në dëshirën tuaj seksuale?

Nëse po, ju jeni me fat.

Sipas ekspertes së seksit, Dr. Jessica O’Reilly, se “bashkëpunimi,  niveli i stresit, medikamentet, ciklet menstruale, kohëzgjatja e marrëdhënies, kënaqësia, komunikimi, stërvitja, fitnesi, humori dhe nivelet e hormoneve mund të ndikojnë në dëshirën seksuale të një personi”.

“Mund të jesh krejt i shëndetshëm dhe të duash të bësh seks një herë në vit, ose aspak. Nga ana tjetër, mund të kesh dëshirë për të bërë seks gjatë gjithë kohës”, tha ajo.

Më pas shtoi: “Është e rëndësishme të flisni për seksin me partnerin tuaj gjatë gjithë marrëdhënies. Mos ki turp. Komunikimi është kyç. Ndryshe me kalimin e kohës marrëdhënia mund të ftohet”.

Kur bëhet fjalë për seksin, faktorë të shumtë mund të ndikojnë në dëshirën tuaj seksuale, madje edhe shenja e horoskopit.

Dëshira seksuale e një Ujori mund të jetë krejtësisht e ndryshme nga dëshira seksuale e Peshqve, por komunikimi mund të jetë zgjidhje perfekte.

Të gjithë janë unik, por nëse doni të shihni se si shenja juaj e horoskopit mund të ndikojë në dëshirën tuaj seksuale, shikoni parashikimet e mëposhtme!

Dashi (21 Mars – 19 Prill): Çdo ditë

Është shenja klasike e zjarrit, ndoshta me nevojë më të madhe për bërë seks. Dashi është një nga më seksuale të zodiakut krahas Demit dhe Akrepit.

Kjo shenjë e di se çfarë do dhe se si ta arrijë.

Demi (20 prill – 20 maj): Gjatë gjithë fundjavës

Janë magjepsës dhe magnetikë, me prirje për të qenë besnikë. Edhe nëse kjo do të thotë se ata duhet të presin gjithë javën, për të bërë seks në fundjavë.

Binjakët (21 maj – 20 qershor): Disa herë në muaj ose gjatë gjithë kohës

Binjakët janë të ndërlikuar për t’u kuptuar, madje edhe për veten e tyre. Dëshirat e tyre seksuale janë shumë atipike dhe shpesh luhaten.

Ata mund të kalojnë javë apo edhe muaj pa kryer marrëdhënie seksuale, thjesht sepse janë të fokusuar në gjëra apo qëllime të tjera. Por nëse gjejnë një partner me të cilin ndihen mirë, mund të kenë dëshirë të bëjnë seks me të çdo ditë.

Gaforrja (21 qershor – 22 korrik): Nëse kanë një partner, çdo natë

Gaforret, nga natyra, janë njerëz shumë të dashur dhe të kujdesshëm. Intimiteti dhe gjendja e tyre shpirtërore është e lidhur drejtpërdrejt me seksin.

Kjo do të thotë se nëse janë me personin e duhur, mund të bëjnë seks gjatë gjithë kohës dhe çdo ditë, madje edhe disa herë në ditë.

Luani (23 korrik – 22 gusht): Një herë në javë

Nëse janë në humor për seks, do e gjejnë mënyrë për të kryer marrëdhënie seksuale. Megjithatë, ndonjëherë ata mund të jenë të preokupuar në qëllime dhe përgjegjësi të tjera. Ata mund të bëjnë seks 1 herë në javë për aq kohë sa nuk i pengon ambiciet e tyre.

Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator): 2 ose 3 herë në javë

Virgjëreshat janë të “heronj të palavdëruar” në dhomën e gjumit.  Virgjëreshat e pëlqejnë seksin dhe janë të mirë në shtrat,  ashtu siç janë në shumicën e gjërave të tjera. Dhe njësoj si shenjat e tjera të tokës, atyre u pëlqen të tregojnë se sa të mirë janë në seks. Nëse bëjnë seks dy herë në javë, dijeni se do ju japin gjithçka kanë.

Peshorja (23 shtator – 22 tetor): 3 ose më shumë herë në javë

Peshoret janë shenjat më të “ndezura” të zodiakut. Kur duan diçka nuk e fshehin dhe janë në kërkim të kënaqësisë. Gjithashtu mund të masturbohen, edhe nëse mendojnë se një person i vlerëson, mund ta ftojnë në shtratin e tyre disa herë në javë.

Akrepi (23 tetor – 21 nëntor): Gjithë kohës

Akrepat janë seksualë të çmendur. Nëse kanë një person me të cilin përshtaten seksualisht, Akrepat mund të mos largohen kurrë nga dhoma e tyre e gjumit.

Ata janë të interesuar për seksin gjatë gjithë kohës.

Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor): Ose gjatë gjithë kohës ose shumë rrallë

Seksi nuk është një domosdoshmëri në jetën e tyre të përditshme. Por nëse gjejnë një person me të cilin përshtaten intelektualisht, shpirtërisht dhe seksualisht, nuk ia heqin vetes mundësin për të bërë seks të mrekullueshëm. Janë një shenjë që japin gjithçka ose asgjë.

Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar): Pak gjatë javës dhe shumë në fundjavë

Gjërat mund të jenë sfiduese për ta kur bëhet fjalë për seksin, sepse shpesh është e vështirë për Bricjapët që të jenë fleksibël dhe të përmbushin pritshmëritë e tyre të larta për veten.

Bricjapët janë të interesuar për seksin dhe padyshim që kanë dëshira dhe nevoja, por që të lejojnë njerëzit të hyjnë në jetët e tyre mund të jetë e vështirë. Si rezultat, ata masturbohen shpesh dhe, kur kanë një partner të mirë, planifikojnë jetën e tyre seksuale në detaje.

Ujori (20 janar – 18 shkurt): Një herë në 2 javë

Ujorët janë të vështirë për t’u kuptuar ndonjëherë. Si shenja ajrore, ata shpesh ndiejnë një distancë nga të tjerët dhe mënyra për ta kapërcyer atë distancë mund të jetë një sfidë. Si rezultat, mund të jetë e vështirë për Ujorët që të kenë marrëdhënie që janë të sinkronizuara romantikisht, emocionalisht, fizikisht dhe seksualisht. Ujorët mund të mos bëjnë seks shumë shpesh, por jo për mungesë dëshire. Duhet një përpjekje e përbashkët në çift që ata të ndihen vërtet të lidhur. Kjo mund të zgjasë javë ose muaj. Megjithatë, kur ata ndihen vërtet në harmoni me dike, seksi ka të ngjarë të jetë i mrekullueshëm.

Peshqit (19 shkurt-20 mars): Disa herë në javë

Dëshira e tyre seksuale është mjaft e lartë, dhe nëse janë vërtet në sinkron me dikë, kufiri nuk ekziston.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë