Samiti i Diasporës ka mbledhur në Tiranë, rreth 1000 anëtarë të diasporës shqiptare nga 40 vende të botës.
Në panelin e të ftuarve ishte edhe, anëtari i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj. Gjonaj është shprehur për dritare.net se është e rëndësishme të krijohet një Këshill i Diasporës, dhe të investohet në të gjitha komunitet e shqiptarëve në botë.
I zgjedhur anëtar i Asambles të Nju Jorkut, për partinë Demokratike, Gjonaj shprehet se shqiptarët nuk kanë pse të shqetësohen për zgjedhjen e Tramp si President.
“Unë e respektoj vullnetin e popullit dhe Tramp është presidenti i Amerikës. Pres me padurim të filloj të punoj me të, e të sigurohem që shteti të ketë drejtimin e duhur. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira, sukseset e shqiptarëve atje janë të shumta dhe ne jemi një pjesë që e bën Amerikën një vend të mrekullueshëm. Shqiptarët nuk kanë pse të shqetësohen pasi janë të sigurt”. /gazetametro.net