Loading…

Ja pse dritaret e avionëve kanë vrima të vogla

  • 31/05/2021 | 14:25

Ja pse dritaret e avionëve kanë vrima të vogla

Për të gjithë ata që e kanë pyetur veten ndonjëherë, përse dritaret e aeroplanëve kanë një vrimë të vogël, ka një përgjigje.


Ajo është e rëndësishme për të ndaluar çlirimin e presionit të ajrit. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) tha për “Tech Insider”, se vrima përdoret për rregullimin e presionit të ajrit.

Pasi aeroplani ngrihet lart, presioni i ajrit jashtë bie në krahasim me presionin e rregulluar të ajrit brenda kabinës. Dallimi në presionin e ajrit ushtron shtypje në dritaret e aeroplanit, të cilat përbëhen nga tre shtresa prej qelqi. Një hendek i vogël ndodhet në mes të shtresës së mesme dhe asaj të jashtme të qelqit.

Vrima në panelin e mesëm, balancon presionin ndërmjet kabinës dhe boshllëkut të ajrit. Vrima gjithashtu shërben për një funksion tjetër, për të larguar lagështinë nga boshllëku i ajrit e për të parandaluar që dritaret të vishen me avull, apo të kondensohen.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë