“Mos lejoni të vijnë e t’ju përçajnë”, thuhet në fjalimin e kreut të ish-Jugosllavisë, i cili ka ndezur rrjetet shoqërore, transmeton Gazeta Metro.
Në rrjetet shoqërore para ca ditësh është publikuar fjalimi i Titos drejtuar boshnjakëve, në vitin 1971.
“Unë ua tërheq vërejtjen dhe ju lutem të jeni vigjilentë e të keni kujdes. Mos lejoni që armiku të sillet mes jush. Fitorja më e madhe e juaja në luftë është pengimi i përhapjes së mëtejme të konflikteve ndërnacionale. Mos lejoni që kjo të përsëritet”, ka folur Josip Broz Tito në vitin e largët 1971.
https://www.facebook.com/Bosna1463/videos/646820772378312/
“Keni këtu edhe serbë e myslimanë e kroatë. Mos lejoni t’u vijnë nga vende tjera, qoftë nga Zagrebi, qoftë nga Beogradi individë e këtu ta trazojnë e ta përçajnë Bosnjën”, ka thënë mes tjerash Mareshali atëherë./gazetametro.net