Loading…

Ja preteksti i Putin, lufta gati të fillojë: Rebelët rusë në Ukrainë kërkojnë ndihmë nga ushtria ruse

  • 23/02/2022 | 23:01

Ja preteksti i Putin, lufta gati të fillojë: Rebelët rusë në Ukrainë kërkojnë ndihmë nga ushtria ruse

Është raportuar shumë nga SHBA’ja se sulmi rus mund të fillojë në çdo kohë dhe se Putin e ka gati ushtrinë për një gjë të tillë. Sapo është raportuar nga mediat ruse se rebelët separatistë rusë në Ukrainë kanë kërkuar ndihmë nga Putin pas ‘agresionit’ nga forcat ukrainase, transmeton Gazeta Metro.


Liderët e të ashtuquajturave Republika Popullore të Donetskut dhe Luhanskut kanë kërkuar ndihmë nga Putin për t’i bërë ballë ‘agresionit’ Kievi.

Ky me gjasë mund të jetë preteksti i presidentit rus për t’u futur në Ukrainë dhe për të filluar luftën ndaj fqinjit të vet.

Kremlini po ashtu njoftoi mbrëmë se trupat ruse janë gati të futen në Ukrainë në një ‘mision paqeruajtës’, i cili do të mbronte dy ‘republikat’ rebele ruse në lindje të Ukrainës.

Përndryshe, SHBA’ja njoftoi më herët se ajo pret që sulmi të ndodhë brenda 48 orëve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë