Loading…

Ja momenti kur ukrainasit shkatërrojnë një tank rus në Mariupol

  • 11/05/2022 | 20:30

Ja momenti kur ukrainasit shkatërrojnë një tank rus në Mariupol

Ekipi i televizionit kinez Phoenix kanë regjistruar momentin e shkatërrimit të një tanku rus, gjashtë kilometra larg korridorit humanitar në Mariupol. 


Gazetarët raportuan shkatërrimin e tankut rus gjatë lëvizjes së tyre nga Ukraina lindore në Mariupol më 6 maj.

Ngjarja ka ndodhur në drejtim të Azovstal. Në fakt, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa dhjetëra pjesë të tankut u hodhën lart në ajër. Nuk dihet ende se sa ushtarë rusë u vranë në shpërthim dhe nuk dihet nëse sulmi ishte nga toka apo nga ajri.

Kujtojmë se sot u bë e ditur se një nga tanket më të avancuara të ushtrisë ruse u shkatërrua nga forcat ukrainase, duke përdorur një armë portative antitank relativisht të lirë, të prodhimit suedez, Carl Gustaf 8.4 cm.

Incidenti ndodhi në rajonin më të madh të Kharkiv. Në këtë rajon ukrainasit kanë rimarrë disa zona.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë