Mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami, po kërkohet nga Milani dhe Napoli sipas gazetarit të njohur Italian, Nicolo Schira.
Bajrami ka pasur paraqitje shumë të mira me fanellën e Empolit dhe tashmë është shumë i kërkuar nga disa skuadra të ndryshme.
Lajmi i madh është se Milani dhe Napoli, dy skuadra që po rikthehen në majat e futbollit italian, janë duke e konsideruar transferimin e tij.
Empoli po kërkon 12 milionë euro për skuadrat e interesuara.